KUZHINA

Një botë mundësish për të realizuar kuzhinën tuaj ideale. Kuzhinat tona dallohen për risitë e tyre në estetikë dhe materiale, për dizajnin e tyre, kreativitetin, funksionalitetin, dhe për çmimin e arritshëm për të gjithë.

SOXHORNO

Një gamë e gjërë për mobiljet e Soxhornos, me dizajn modern për të mobiluar zonat e ndryshme të shtëpisë në mënyrë komode dhe të veçantë. Shumëllojshmëria e modeleve të mobiljeve, divaneve dhe objekteve ju jep mundësi të shumta në personalizim. Kjo bën të mundshme integrimin e ambienteve të ndryshme të shtëpisë.

 

DHOMA FJETJEJE

Zgjedhja e koleksioneve për ambientet e fjetjes është bërë me parimin që të përmirësojnë dhe ti japin më shumë vlerë dhe cilësi jetës. Një mobilim modern i përbërë nga dollape, garderoba, shtretër dhe aksesorë të ndryshëm, ku shtëpia që keni ëndërruar personalizohet në bazë të pasioneve, shijeve dhe kërkesave të atyre që e jetojnë.

DHOMA PËR FËMIJË

Zgjidhje për të gjitha moshat, djemtë dhe vajzat, jo të përcaktuara nga moda por me mundësinë për ti zgjeruar apo modifikuar me kalimin e kohës. Zgjidhje ideale për fëmijët dhe adoloshentët edhe pse në mjedise me madhësi të kufizuara. Dhoma të sigurta sepse lindin të menduara për fëmijët, të bukura dhe dinamike me një dizajn që frymëzohet nga të rinjtë.

TAVOLINA E KARRIGE

Koleksionet e tavolinave dhe karrigeve multimarka është rezultat i hulumtimeve rigoroze në zgjedhjen e modeleve të cilat plotësojnë kërkesat e çdo klienti. Produkte funksionale dhe originale, traditë dhe inovacionin, përsosmëri inxhinierike dhe gjeni krijuese.

 AKSESOR

Koleksioni i orendive dhe aksesorëve kanë të përbashkët eksluzivitetin, teknologjinë e sofistikuar, dhe artin e zejtarisë, saktësi dhe vëmendje për detajet. Krijojmë dhe plotësojmë ambiente unike dhe ekskluzive në çdo dhomë.

PARKET

Ne jemi për preçizionin, përsosmërinë dhe zejtarinë e paraqesim në gamën e zgjeruar të parketit të drurit dhe atij laminat të vërtetë teknik. Shumëllojshmëria e tyre plotëson çdo kërkesë estetike të klientëve tanë.

 ERGONOMI PËR FËMIJËT

Ndihmojmë fëmijët tuaj të rriten mirë dhe të shëndetshëm. Me tavolinat dhe karriget ergonomike orët e mësimit do të jenë një kënaqësi. I shoqërojmë dhe i mësojmë se si të ulen që nga mosha 5 vjec, kjo nënkupton kenqësi për tju përkushtuar mësimit, lojës, artit etj…